Mbretëresha ka bërë thirrje që Princi Charles të emërohet pasardhës i saj si kreu i Komonuelthit.
Elizabeth ka shprehur dëshirën e saj në takimin formal të Krerëve të Qeverisë së Komonuelthit që po mbahet në Londër për herë të parë në 20 vjet, transmeton portali arbresh.info.
“Është dëshira ime e sinqertë që Komonuelthi të vazhdojë të ofrojë stabilitet dhe vazhdimësi të gjeneratave”, tha ajo. “Dhe do të vendoset që një ditë Princi i Uellsit të vazhdojë punën e rëndësishme të nisur nga babai im më 1949”.
Kreu i opozitës britanike Jeremy Corbyn ka bërë thirrje për një presidencë të radhës kur Mbretëresha, e cila është 91 vjeç, të largohet. Një vendim për çështjen e trashëgimisë pritet gjatë dy ditëve të ardhshme.
Aleanca e 53 kombeve të Komonuelthit u lind si një mbetje e Perandorisë Britanike. Disa besojnë se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për Mbretërinë e Bashkuar në epokën pas Brexit./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...