Mbretëresha Elizabeth e përshkruan ikjen e Princit Philiph si një boshllëk të madh në jetën e saj

The Duke of Edinburgh and Queen Elizabeth II leave the House of Lords after delivering her speech in the House of Lords during the State Opening of Parliament at the Palace of Westminster in London.

23:09 | 11 Prill 2021
M. A.

Mbretëresha Elizabeth II e ka përshkruar vdekjen e Princit Philiph si “boshllëk të madh në jetën e saj”. Këtë e ka thënë djali i tyre, Princi Andrew, në një intervistë për mediat.

“Ndihem shumë keq dhe e mbështes nënën time, e cila po e ndjen humbjen më shumë se kushdo tjetër”, tha ai.

“Ai ishte një njeri i shquar, unë e adhuroja si baba. Ai ishte aq i qetë. Nëse do të kishe një problem, ai do të mendonte për këtë gjë. Ai ishte gjithmonë dikush tek i cili mund të shkoje”.

Andrew tha se e gjithë familja mbretërore ka një ndjenjë të madhe humbjeje.

I pyetur se si po ndihet nëna e tij, duka u përgjigj:

“Mbretëresha, siç mund ta prisnit, është një person tepër stoik. Ajo e tha se ikja e tij kishte lënë një boshllëk të madh në jetën e saj,” tha ai, duke shtuar se familja është bashkuar për ta mbështetur mbretëreshën.

Ndërsa Princi Edward e përshkroi largimin e babait të tij nga jeta si një tronditje të tmerrshme.

“Sado që dikush të përpiqet ta përgatisë veten për diçka si kjo, është sërish një tronditje e tmerrshme dhe ne ende po përpiqemi të pajtohemi me këtë. Është shumë, shumë e trishtueshme”, tha ai.

Edhe bashkëshortja e Edward, Sophie, Kontesha e Wessex, vuri në dukje sa i kujdesshëm ishte Princi Philiph dhe si interesohej personalisht për të gjithë.