Mbretëresha e Britanisë Elizabeth deklaroi se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si Queen Consort (Bashkëshortja mbretëreshë) kur Princi Charles të marrë fronin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh për përvjetorin e ngritjes së saj në fron, mbretëresha shprehu falënderimet e saj për publikun dhe familjen e saj për mbështetjen e tyre gjatë 70 viteve të saj në fron.
“Dhe kur të vijë koha, që djali im Charles të bëhet mbret, unë e di se ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si ‘Queen Consort’ pasi ajo vazhdon shërbimin e saj besnik”, tha ajo.
Mbretëresha Elizabeth II ka shënuar përvjetorin e 70-të historik në fron.
Jubileu i platinit do ta gjejë atë si monarken më jetëgjatë në historinë britanike, e ulur në fron që nga viti 1952.
Buckingham Palace në fillim të këtij viti publikoi një listë të ngjarjeve festive të planifikuara për verën, e cila përfshin koncerte, ceremoni të veçanta, festa në rrugë dhe një festë shtesë për publikun.
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...