Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës zhvilloi udhëtimin e fundit me karrocë ari përpara largimit e saj nga froni. Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët kryesore duke përballuar temperatura shumë të ulta për të përshëndetur mbretëreshën nga paraqitja e saj e fundit publike si monarke.
Margrethe hipi në Gold Coach, i tërhequr nga gjashtë kuaj të bardhë që përdoret kur monarku udhëton gjatë festës tradicionale të Vitit të Ri. Mbretëresha kishte veshur një pallto kafe dhe doreza të bardha në karrocën e mbyllur të shekullit të 19-të të mbuluar me fletë ari 24 karatësh.
Ajo do të largohet më 14 janar pas 52 vitesh në fron.
Monarkja 83-vjeçare do t’ia dorëzojë fronin djalit të saj më të madh, princit të kurorës Frederik, me dorëheqjen nga monarkia më e vjetër në pushtet në Evropë në gati 900 vjet.
Margrethe e Dytë e cila ishte mbretëresha e fundit në botë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshë Elizabetës së Dytë të Britanisë, ka qenë monarkja me jetëgjatë e Europës pasi mori fronin pas vdekjes së babait të saj Frederikut të 9-të në vitin 1972.
Princi i Kurorës Frederik, i cili do të jetë Mbreti i Ardhshëm i Danimarkës, ka përfunduar studimet për shkenca politike duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore daneze që ka arsim universitar./abcnews.al
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...