
EMBARGOED TO 0001 MONDAY DECEMBER 24, 2018. Queen Elizabeth II after she recorded her annual Christmas Day message, in the White Drawing Room of Buckingham Palace in central London. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Monday December 24, 2018. Photo credit should read: John Stillwell/PA Wire
Elizabeth Alexandra Mary Windsor, e njohur si Elizabeth II, sot feston ditëlindjen e saj të 93-të dhe është monarkja më e vjetër britanike në pushtet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kohën e sundimit të saj, më saktë nga 6 shkurti i vitit 1952 janë ndërruar 13 kryeministra të Britanisë së Madhe.
Elizabeth II aktualisht është mbretëreshë e disa vendeve, në mesin e të cilave janë Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka si dhe Papua Guinea e Re. Nëse marrim parasysh të gjitha vendet që e kanë mbretëreshë, gjatë sundimit të saj janë ndërruar 150 kryeministra.
Elizabeth II në vitin 2015, në moshën e saj 89-vjeçare u bë mbretëresha me qëndrimin më të gjatë në fron duke lënë pas vete paraardhësen e saj mbretëreshën Victoria.
Me vet faktin që ajo është mbretëresha me sundimin më të gjatë, djali i saj, princi i Uellsit Charles (70) është princi i kurorës i cili më së gjati ka pritur për fronin e Mbretërisë së Bashkuar.
Prania e saj gjithnjë e më rrallë në ceremoni dhe programe të ndryshme, nxjerr spekulime rreth shëndetit të mbretëreshës. Në tre vitet e fundit mbretëresha është ballafaquar me disa probleme shëndetësore. Për shkak të faktit se disa përgjegjësi ia ka bartur anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, janë shfaqur spekulimet se mbretëresha mund të tërhiqet.
Në rast se Elizabeth II tërhiqet nga froni, ajo do të pasohet nga princi Charles, i cili njëherësh do të jetë mbreti më i vjetër që merr fronin.
Në radhë pas princit Charles vjen djali i tij William dhe nipi George.
Mbretëresha Elizabeth II ka lindur më 21 prill 1926 dhe çdo vit feston dy ditëlindje. Ditën që ka lindur të cilën e feston në gjirin familjar dhe tjetrin, i cili me ceremoni kremtohet në qershor. Ceremonia e festimit të ditëlindjes ka filluar në kohën e mbretit Edward VII i cili sundoi nga viti 1901 deri 1910. Mbreti kishte lindur në nëntor, kur kushtet e motit nuk janë aq të përshtatshme për ceremoni në ambient të hapur, për çka është propozuar që kremtimi të mbahet në maj ose qershor.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu