Më shumë se pesë milionë njerëzve në Japoni janë evakuar pasi vendi u godit nga një nga tajfunet më të fortë në dekada.
Të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të tjerë janë lënduar pasi tajfuni Shanshan arriti në jugperëndim të vendit.
Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan bbc.
Tajfuni tani është dobësuar në një stuhi të fortë tropikale dhe po shkon në veri-lindje, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të rënda në shërbimet e transportit.
Shumica e urdhrave të evakuimit janë në fuqi për ishullin jugor të Kyushu, por disa janë në fuqi edhe për Japoninë qendrore.
Tajfunet në rajon janë formuar më afër vijave bregdetare, duke u intensifikuar më shpejt dhe po zgjasin më gjatë në tokë për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar. /Telegrafi/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...