
Berlin, 2020. november 29. Karácsonyi fényfüzérek a Brandenburgi kapu elõtt Berlinben 2020. november 29-én. A koronavírus-járvány miatt az idén nem tartják meg a karácsonyi vásárokat a német fõvárosban. MTI/EPA/Clemens Bilan
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 94 milionë e 300 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 94.315.331 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.
Gjithashtu sipas “Worldometer” deri tani në mbarë botën kanë humbur jetën 2.017.913 persona dhe se 67.346.640 të infektuar me virusin janë shëruar.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.102.429 raste deri më tani, ku dhe 401.856 të tjerë kanë humbur jetën.
Pas SHBA-së, vendet që kanë tejkaluar 1 milion raste të infektimeve janë si më poshtë:
India me 10.543.659 raste, Brazili 8.394.253, Rusia 3.520.531, Britania e Madhe 3.316.019, Franca 2.872.941, Turqia 2.373.115, Italia 2.352.423, Spanja 2.252.164, Gjermania 2.023.802, Kolumbia 1.870.179, Argjentina 1.783.047, Meksika 1.609.735, Polonia 1.422.320, Irani 1.318.295, Afrika e Jugut 1.311.686, Ukraina 1.146.963 dhe Peruja me 1.056.023 raste.
Ndërsa krahas SHBA-së vendet që kanë tejkaluar 10 mijë vdekje janë si më poshtë:
“Brazili (208.291), India (152.130), Meksika (139.22), Britania (87.295), Italia (81.325), Franca (69.949), Rusia (64.495), Irani (56.621), Spanja (53.314), Kolumbia (47.868), Gjermania (46.537), Argjentina (45.227), Peruja (38.654), Afrika e Jugut (36.467), Polonia (32.844), Indonezia (25.484), Turqia (23.664), Ukraina (20.542), Belgjika (20.352), Kanadaja (17.729), Kili (17.369), Rumania (17.98), Ekuadori (14.273), Çekia (14.29), Iraku (12.932), Holanda (12.868), Hungaria (11.177) dhe Pakistani (10.908)”.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...