Rreth 2,000 “vullnetarë” të trajnuar nga Irani vdiqën në Siri gjatë pjesëmarrjes së tyre në luftimet përkrah regjimit të vendit në pesë vitet e fundit, tha një zyrtar afgan sipas mediave iraniane.
“Brigada Fatimid” përbëhet nga rekrutë shiitë afganë. Ata konsiderohen pjesa më e madhe e forcave të trajnuara nga oficerë iranianë për të luftuar në Siri, transmeton arbresh.info
Zohair Mojahed, një zyrtar afgan në brigadën, tha se mbi 2,000 anëtarë të forcave u vranë ndërsa 8,000 të tjerë u plagosën gjatë pesë viteve që ata kanë luftuar në Siri.
Televizioni shtetëror iranian në vitet e fundit kishte transmetuar raporte mbi luftëtarët afganë që merrnin pjesë në konfliktin Sirian, raportoi Agence France Presse, transmeton arbresh.info
Brigada Fatimid përbëhet nga ish-luftëtarë të minoritetit shiit Hazarah afgan. Minoriteti kishte luftuar më parë kundër talebanëve. Ajo kishte luftuar gjithashtu me Iranin gjatë luftës së viteve 1980-88 me Irakun.
Mojahed tha se rreth 3,000 afganë u vranë në atë luftë.
Teherani i jep nacionalitetit iranian luftëtarëve të huaj të vrarë në konfliktet në Siri dhe Irak.
Ai zakonisht njofton se po dërgon “këshilltarë ushtarakë” iranianë në Siri. Raportet gjithashtu raportojnë për “vullnetarët” që vijnë nga Afganistani dhe Pakistani për të luftuar atje.
Mediat iraniane raportojnë rregullisht për vdekjen e këtyre “vullnetarë” ose “këshilltarë” / Arbresh.info
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...