Koreja e Jugut ka raportuar mbi 2,200 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, sipas një deklaratë të ministrit të shëndetësisë Kwon Deok-cheol, ndërsa vendi po përballet me shpërthimin më të rëndë të koronavirusit.
Pavarësisht masave të marra, rastet janë rritur për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm Delta, tha Kwon. Ai gjithashtu vuri në dukje rritje të rasteve asimptomatike brenda komuniteteve të tilla si vendet e punës, palestrat, kishat dhe azilet, shkruan bbc.
Koreja e Jugut po lufton që nga korriku për të mbajtur në kontroll shpërthimet sporadike të Covid, të cilat fillimisht janë raportuar në pjesën perëndimore të Seulit por që tani janë përhapur në të gjithë vendin. /arbresh.info
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...