Përmbytjet në Sri Lanka kanë marrë jetët e 150 persona, ndërsa më shumë se 100 konsiderohen të zhdukur.
Vendi vazhdon të përballet me rrezikun e përmbytjeve të vazhdueshme pasi shirat e rrëmbyeshëm nuk kanë ndaluar, transmeton portali arbres.info
Shirat e rrëmbyeshëm në ishullin e Oqeanit Indian konsiderohen më të të këqijtë që nga viti 2003.
Departamenti i Meteorologjisë tha se mund të ketë rënie të madhe të shiut mbi 100 milimetra në Sri Lanka qendrore brenda 36 orëve të ardhshme.
Numri i të vdekurve është rritur në 151, ndërsa 111 persona ende raportohen të zhdukur dhe 95 të plagosur, tha qendra e menaxhimit të fatkeqësive shtetërore.
Rreth 500 mijë njerëz janë prekur nga fatkeqësia./Arbresh.info
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë