Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 100.260 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.657.624, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 18.849 viktima, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 17.919 viktima, Spanja me 15.970, Franca me 12.210, Britania me 8.958 dhe Irani me 4.232 të vdekur nga COVID-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.336 të vdekur.
Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Belgjika me 3.019, Gjermania me 2.607, Holanda me 2.511 dhe Zvicra me 1.001 të vdekur.
Vendet e lartpërmendura janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 1 mijë me të vdekur si pasojë e pandemisë.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë