Italia ka shënuar një tjetër rekord në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 10,925 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se 47 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit, transmeton portal arbresh.info
Kjo është dita e dytë me rradhë që në Itali shënohet një numër në rritje i rasteve të reja me koronavirus.
Në valën e parë të epidemisë pranverën e kaluar, Italia ishte vendi më i goditur në Europë, me 36,427 vdekje, ajo është në vendin e dytë pas Britanisë së Madhe, raporton Reuters.
Kryeministri italian Giuseppe Conte do të njoftojë një seri të re masash kundër pandemisë nesër, pasi një numër rekord prej gati 11,000 rastesh të reja u konfirmua në vend në 24 orët e fundit.
Déjà vu e errët për ekonominë europiane pasi rastet me koronavirus po rriten
Zyra e kryeministrit italian tha se qeveria po diskutonte kufizime të reja me autoritetet lokale dhe ekspertët mjekësorë, me synimin për të parandaluar përhapjen e virusit.
Qeveria ka përjashtuar mundësinë e rivendosjes së karantinës dhe po shqyrton masat alternative që synojnë zvogëlimin e kontakteve, raporton Reuters.
Presidenti i rajonit italian të Ligurisë, Giovanni Totti, shkroi në Facebook se qeveria po u bën thirrje shkollave që të mbajnë mësim online në turne, dhe kompanive që të rrisin numrin e punonjësve që punojnë nga shtëpia.
Deri më tani, 402,536 njerëz janë infektuar me Cpvid-19 në Itali, dhe 36,474 kanë vdekur./Reuters/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...