Autoritetet italiane kanë deklaruar se numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 1,128.
Gjithsej kanë vdekur 29 persona, duke e bërë kështu Italinë vendin më të prekur nga virusi në Europë, transmeton portal arbresh.info
Disa qytete në rajonin verior të Lombardisë, afër Milano, janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
LEXO EDHE: Ekuadori konfirmon rastin e parë me coronavirus
Në anën tjetër, Franca ka marrë masa të mëdha për parandalimin e coronavirusit, pasi numri i të prekurve ka shkuar në 100.
Autoritetet kanë bërë të njohur se njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe të mos takohen për dore me njerëzit e tjerë dhe të shmangin tubimet me shumë njerëz.
Thirrje është bërë për mbajtje të higjenës personale, sidomos për larjen e duarve sa më shpesh./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...