Një prishje e madhe në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, ka bërë që mbrëmë të mbesin pa energji elektrike mbi 15 milionë banorë, e më së rëndi janë prekur Hondurasi dhe Nikaragua.
Problemi në lidhjen rajonale la një pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas në errësirë të plotë, e operatori i rrjetit të energjisë EOR, ka njoftuar se ndërprerja ka filluar mbrëmë pas orës 1 e shkaku i kësaj avarie ende nuk është bërë i ditur, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Sipas një kumtese është bërë e ditur se përdorimi i energjisë elektrike ka rënë nga 8.300 megavat në vetëm 2.400 në mbarë rajonin, duke përjashtuar Panamanë dhe Kosta Rikën, që pjesa më e madhe e tyre nuk u prek fare nga kjo prishje.
EOR ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala – e 15 milionë prej tyre janë prekur nga kjo prishje.
Si rezultat i kësaj avarie ka ardhur deri te një sërë aksidentesh, pasi që semaforët nuk punonin fare. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër