Sistemi i parë i mbrojtjes ajrore IRIS-T ka mbërritur në Ukrainë, me tre të tjerë nga këto sisteme që priten të dërgohen vitin e ardhshëm, sipas një njoftimi të ministres gjermane të mbrojtjes Christine Lambrecht.
“Këto sisteme të mbrojtjes ajrore janë shumë të rëndiësishme për Ukrainën në luftën kundër sulmeve me raketa, kundër këtij terrori më të cilin po përballet popullsia,” tha Lambrecht gjatë një takimi me homologët e saj të NATO-s në Bruksel, raporton Sky News.
“Ky është një sistem, që do të pasohet nga tre sisteme të tjera vitin e ardhshëm”, përfundoi ajo.
Perëndimi ka furnizuar Ukrainën me armë të shumta që nga shpërthimi i luftës. Deri më tani, fokusi kanë qenë sistemet raketore me rreze të shkurtër veprimi, si sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger AD SAM nga SHBA-ja dhe Starstreak nga Mbretëria e Bashkuar./arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...