Konferenca për Investim dhe Zhvillim mes Libi-së dhe Turqi-së nisi në Stamboll në praninë e përfaqësuesve të qeverive libiane dhe turke.
Në konferencë morën pjesë Ministri i Jashtëm i Këshillit të Presidencës Mohamed Sayala, Ministri i Planifikimit, Tahir Jahimi, Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, transmeton portali arbresh.info.
Takimi u kushtua kthimit të kompanive turke dhe rifillimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Të dy palët gjithashtu ranë dakord të formojnë komisione të përbashkëta për të diskutuar çështjet e pazgjidhura dhe për të lehtësuar përfundimin e projekteve të ngrira në Libi.
Nga ana e tij, Ministri i Planifikimit, Tahir Juhaimi, pohoi se atmosfera tani është më e favorshme për investime, si në aspektin e situatës së sigurisë dhe faktorëve stabilizues në sektorin e naftës në Libi.
Ministri turk i ekonomisë, Nihat Zeybekci, tha se zyrtarët e vendit të tij do të punojnë ngushtë me homologët e tyre libianë për të finalizuar projektet e ekzekutuara nga kompanitë turke dhe për të diskutuar mbi zbatimin e atyre të reja./Arbresh.info/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale