Një nga ministrat e kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe, Jeremy Wright, ka thënë se bisedimet mes qeverisë dhe Partisë Laburiste për marrëveshje të mundshme lidhur me Brexitin do të vazhdojnë, në kohën kur Bashkimi Evropian do ta mbajë një samit të jashtëzakonshëm për këtë çështje.
Ministri i kulturës tha se bisedimet, të cilat janë ndërprerë të premten e kaluar, do të fillojnë sërish të hënën. Ato ishin ndërprerë për shkak të pakënaqësisë së laburistëve rreth mungesës së hollësive, të cilat, sipas tyre, do të duhej të ofroheshin nga ministrat.
“Bisedimet me laburistët janë një proces i vazhdueshëm dhe besoj se ato do të vazhdojnë sot. Secili duhet të bëjë kompromise, jo vetëm qeveria. Ne të gjithë kemi nevojë për ta gjetur një rrugëdalje”, tha Wright.
Ai shtoi se kryeministrja ka këmbëngulur në një marrëveshje të mirë, por se tashmë është bërë e qartë se kuvendi nuk ka vullnet ta pranojë atë tash për tash. Sipas tij, politikanët duhet ta gjejnë një alternativë për ta zgjidhur këtë çështje dhe kjo është arsyeja pse po zhvillohen këto bisedime.
Kryeministrja May po përballet me presion nga anëtarët e kabinetit qeveritar që e mbështesin largimin e vendin nga BE-ja dhe nga disa deputetë të partisë së saj që në këto bisedime ajo të mos bëjë kompromise të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për plotësimin e kërkesës së laburistëve për qëndrimin e përhershëm të Britanisë së Madhe në unionin e doganave të BE-së, shkruan “The Guardian”. Express.
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...