Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të takohen gjatë kësaj jave në Japoni për herë të parë, prej kur marrëdhëniet mes dy shteteve janë tensionuar, si pasojë e helmimit të agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal me agjent nervor, Noviçok, në Sallsbëri të Anglisë.
Zëdhënësi i kryeministres May ka thënë se takimi i 28 qershorit, në margjina të Samitit të Grupit të 20 vendeve më të Industrializuara, nuk nënkupton normalizim të marrëdhënieve.
“Ne mbesim të hapur për marrëdhënie më të mira, mirëpo vetëm nëse Rusia heq dorë nga aktivitetet që minojnë traktatet dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi britanik para gazetarëve.
Në Moskë, Yuri Ushakov, këshilltari i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të mirëpriste një pikë kthese në marrëdhëniet me Britaninë.
Më herët gjatë këtij muaji, Putin ka thënë se është koha për të “tejkaluar këtë kapitull” të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.
Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë parë pa ndjenja në një stol afër një parku në Sallsbëri më 4 mars të vitit të kaluar, dhe më vonë është zbuluar se ata i janë ekspozuar agjentit nervor, Noviçok, substancë e zhvilluar nga ushtria sovjetike.
Megjithatë, të dy janë gjallë, ndonëse jetojnë në një lokacion të panjohur për shkaqe të sigurisë.
Si pasojë e këtij incidenti, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre, dhe kanë vazhduar sanksionet ekzistuese ndaj Moskës.
Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet britanike kanë thënë se kanë prova të mjaftueshme për të akuzuar dy rusë, të identifikuar si Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, për krime të ndryshme, përfshirë komplotin dhe kryerje të vrasjes.
Agjencia e Inteligjencës britanike ka thënë se ata kanë qenë zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Rusisë, që janë dërguar në Britani për ta vrarë Skripalin.
Herën e fundit që janë takuar May dhe Putin, ka qenë po ashtu Samiti i G20-ës, që më 2016 është mbajtur në Kinë.
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar