Qeveria britanike njoftoi sot një masë për rritjen e pagave të një milion zyrtarëve, gjesti i fundit në favor të tyre nga ana e Theresa May dhe ministrit të saj të Financave, pak para largimit.
”Mësuesit, ushtarët, mjekët dhe policët do të kenë një rritje page këtë vit më të shpejtë se inflacioni, i cili aktualisht po rritet me ritmin e 2% në vit”, njoftoi Thesari britanik në një komunikatë.
Rritjet do të ndryshojnë sipas profesioneve. Një mësues mesatarisht do të ketë një rritje prej 2,75% ose 1000 stërlina në vit, një drejtues i ushtrisë do të fitojë 2,9% më shumë ose 995 stërlina shtesë në vit. Policët do të fitojnë 2,5% deri në 978 stërlina më shumë në nivel vjetor dhe mjekët 1500 stërlina më shumë mesatarisht në vit.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...