Kryeministrja britanike, Theresa May pranoi sot të përcaktojë një afat për t’u tërhequr si lidere e Konservatorëve pasi deputetët të votojnë muajin tjetër mbi marrëveshjen e saj të Brexit me Bashkimin Europian.
“Kryeministrja është e vendosur të garantojë largimin tonë nga Bashkimi Europian dhe i ka kushtuar përpjekjet e saj miratimit të leximit të dytë të Ligjit të Marrëveshjes së Tërheqjes”, deklaroi Graham Brady, kryetari i Komitetit 1922 të Konservatorëve, pas një takimi të komitetit me May.
“Kemi rënë dakord që ajo dhe unë do të takohemi pas leximit të dytë të ligjit për të përcaktuar një afat për zgjedhjen e një lideri të ri të Partisë Unioniste dhe Konservatore”, tha Brady në një deklaratë duke përdorur emrin e plotë të partisë.“Si të miratohet apo jo marrëveshja, takimi me May do të zhvillohet”, theksoi Brady para gazetarëve.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026