Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që “të kthehen në shtëpitë e tyre”.
May tha se fjalët e Trumit janë “krejtësisht të papranueshme”, transmetoi zëdhënësi i saj.
Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë “kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale”.
Ai iu referua katër kongresisteve – tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat.
Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur.
Gratë: Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike.
Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...