Duke folur para Parlamentit britanik, May tha se programi i saj, i cili do të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave, por jo të shërbimeve, është “Brexit-i i duhur”, sepse mundëson shmangien e kontrolleve në kufirin midis Irlandës – pjesë e Bashkimit Evropian – dhe Irlandës Veriore – pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë, ministri për Brexit, David Davis, dhe sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, dhanë dorëheqje, duke thënë se nuk besojnë në planin e tillë.
Nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së, pas Brexit-it, dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës kanë qenë ndër çështjet më të vështira në negociatat e deritashme për Brexit.
Komisioni Evropian refuzoi të komentojë dorëheqjet e ministrave britanikë, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me “vullnet të mirë” për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...