Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May, i kanë bërë thirrje botës të dielën për të vazhduar luftën kundër armëve kimike, në përvjetorin e një konvente ndërkombëtare që ndalon përdorimin e këtyre armëve, transmeton AFP.
“Në përvjetorin e 21-të të Konventës së Armëve Kimike dhe rastin në Duma e Sallsbëri, Theresa May dhe unë, i bëjmë thirrje botës për të na u bashkuar në ndalimin global të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë Macron përmes një postimi në Twitter, duke iu referuar sulmeve kimike në Siri dhe Britani.
Zyra e kryeministres May ka publikuar një deklaratë të ngjashme, duke thënë se “ne nuk duhet kurrë të kthehemi mbrapa” sa i përket dhënies fund të prodhimit, dhe përdorimit të “këtyre armëve të tmerrshme”.
Armët kimike siç është gazi mustard janë përdorur fillimisht në betejat e Luftës së Parë Botërore dhe më pas nga diktatori iranian, Saddam Hussein kundër civilëve në Halabja më 1988.
Konventa për Armët Kimike e cila parasheh shkatërrimin e këtyre armëve ka nisur zbatimin më 29 prill, 1997.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik