Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis takoi të mërkurën në Riad drejtuesit sauditë për të forcuar aleancën ndërmjet dy shteteve përballë Iranit dhe aktiviteteve destabilizuese në Lindjen e Mesme.
Mbreti Salmane i Arabisë Saudite priti kreun e Pentagonit në pallatin e tij të Al Yamama në Riad, në praninë e princit trashëgimtar, Mohammed ben Nayef dhe ministrit saudit të Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir.
Takimi u përqendrua në marrëdhëniet e miqësisë strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, si dhe në konjukturën rajonale dhe ndërkombëtare.
Mattis do të takohet edhe me zëvendës princin trashëgimtar, Mohammed ben Salmane, tashmë pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump një muaj më parë në Uashington.
Drejtuesit sauditë shqetësohen të shohin Iranin të ndërhyjë në vendet arabe duke përdorur komunitetet shiite për të çuar përpara dogmat e tij, si në Bahrein apo Liban./Arbresh.info/
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...
E jashtëzakonshme: Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një n...
Spanja ndan 1 miliard euro të tjera në ndihmë ushtarake për ...
KEDS del me njoftim, tregon se ku do të ndalet rryma nesër
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...