Në një kohë kur maskat mbrojtëse janë bërë të detyrueshme në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe vendin tonë, nga e enjtja, kërkesa për to vjen natyrisht në rritje dhe oferta është e larmishme po ashtu.
Veç maskave kirurgjikale apo të atyre me karbon, kemi parë tani shtëpi të famshme mode që sjellin modelet e tyre apo prodhues bizhuterish që i ofrojnë ato edhe në diamante. Por a funksionojnë maskat prej cope për të reduktuar mundësinë e infektimit dhe transmetimit të viruseve sic është edhe sars cov 2?
Po, por vetëm nëse lahen çdo ditë në lavatriçe.
Të paktën kështu thotë një studim i universitetit të Sidneit. Sipas studimit, maskat prej cope duhet të lahen cdo ditë dhe në temperatura të larta, në mënyrë që të ofrojnë mbrojtje ndaj infeksioneve. Edhe maskat prej cope, ashtu si ato kirurgjikale, thonë ekspertët, duhet të konsiderohen të kontaminuara pas përdorimit.
Ndryshe nga ato kirurgjikale, që nuk përdoren më, ato prej cope ripërdoren. Por, nëse do të tundoheni ti lani me dorë, mos e bëni këtë pasi sipas studimit, rritet në këtë mënyrë rreziku i infektimit.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...