Mësuesit në Francë lanë punën sot për shkak të, sipas tyre, dështimit të qeverisë për të ndjekur një politikë konsistente ndaj shkollave për të frenuar pandeminë e koronavirusit dhe për të mbrojtur nxënësit dhe stafin nga infeksioni.
Mësuesit, prindërit dhe drejtuesit e shkollave patën vështirësi pasi rregullat e reja të testimit u shpallën një ditë para kthimit nga pushimet dimërore dhe që nga ajo kohë kanë ndryshuar dy here, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi arritur në një nivel të tillë pakënaqësie, lodhje dhe zemërimi sa nuk kishim zgjidhje tjetër, pos të organizonim një grevë për t’i dërgur mesazh qeverisë”. tha Elisabeth Allain-Moreno, sekretare e përgjithshme e sindikatës së arsimtarëve SE-UNSA.
Sindikatat thanë se prisnin që shumë shkolla të mbylleshin të enjten dhe se një numër i madh mësuesish, duke përfshirë 75 përqind të tyre në shkollat fillore, do t’i bashkoheshin grevës njëditore.
Sindikatat që përfaqësojnë administratorët e shkollave, inspektorët dhe stafi tjetër i janë bashkuar gjithashtu grevës.
Qeveria, e cila ndryshoi politikën e mëparshme të mbylljes së shpejtë të klasave me rastet e infektimit me koronavirus, tashmë i qëndron vendimit për të mbajtur klasat e hapura, duke deklaruar se shkalla e ndërlikimeve është çmimi që duhet paguar.
“E di që është e vështirë, por greva nuk i zgjidh problemet. Nuk është e mundur të goditet kundër virusit,” tha ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer për televizionin BFM të Francës.
Numri i rasteve të infeksionit në shkollat franceze është rritur ndjeshëm, ndërsa vendi ka shënuar një rekord prej gati 370 mijë rastesh në 24 orët e fundit./reuters/arbresh.info/
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...