Eduart Zyberi, 53 vjeç ka rrëfyer nga spitali të gjithë krimin që bëri mbrëmjen e 31 janarit në Genova të Italisë. Sipas mediave Italiane, shqiptari ka pranuar se e ka qëlluar gruan e tij për vdekje pas një debati që kishte me të.
53-vjeçari e goditi 10 herë me thikë gruan e tij Lauretën teksa ajo ishte në një shtëpi ku punonte si pastruese. Javën e ardhshme pasi të stabilizohet plotësisht gjendja e tij, pritet që të merret në pyetje sërish për të hedhur dritë mbi vrasjen. Ndërkohë që deri më tani në pyetje janë marrë dëshmitarët si dhe fëmijët e çifit.
Deri më tani pista e hetimit ku po përqendrohen më shumë autoritetet është ajo e xhelozisë mes çiftit. Ka qenë pronari i banesës ku punonte viktima ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur Lauretën të vdekur ndërsa Eduartin të plagosur rëndë. Ky i fundit pas krimit të kryer kishte tentuar të vrasë veten. Por sot ai i është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij shëndetësore po stabilizohet.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump