Katër të arrestuarit, të dyshuar për sulmin të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, janë lënë në paraburgim për të paktën dy muaj.
Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov akuzohen për akte terrorizmi.
Gjykata tha në një deklaratë se Mirzoyev, një shtetas i Taxhikistanit dhe Rachabalizoda, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur, kanë pranuar fajin. Të katër do të mbahen në paraburgim deri të paktën më 22 maj, shtoi gjykata, shkruan BBC.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësine e sulmit të së premtes në Crocus City Hall dhe ka postuar video nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët rusë kanë pretenduar, pa prova, përfshirje të Ukrainës. Por Kievi thotë se pretendimi është “absurd”.

Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...