Deri në dhjetë individë mund të jenë zënë poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb pas një shpërthimi në qytetin francez të Marsejës.
Por një zjarr brenda rrënojave po pengon operacionet e shpëtimit, njofuan organet franceze të rendit.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmin, tha se sipas të dhënave, ndërtesa kishte të paktën katër banorë.
Deri tani, nuk ka të dhëna për humbje jete nga shpërthimi dhe shembja e ndërtesës, apo se çfarë e shkaktoi shpërthimin, tha ai.
Ndërtesa pesë katëshe u shemb rreth orës 1 të mëngjesit të ditës së dielë.
Më shumë se 100 zjarrfikës janë përfshirë në operacionet e shpëtimit. Rreth 30 ndërtesa në zonë u evakuuan.
Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, tha se dy ndërtesa që kishin mure të përbashkëta me pallatin që u shemb, u rrëzuan pjesërisht përpara se njëra ndërtesë të rrëzohej më vonë. Gjashtë persona u shtruan në spital./voa
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër