Siç njoftoi Katari, marrëveshja për ndihmë humanitare në Gaza u zgjat edhe për dy ditë, mes Izraelit dhe Hamasit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, vendi që ka marrë një rol ndërmjetësues midis Izraelit dhe Hamasit, tha se armëpushimi humanitar për të cilin ishte rënë dakord është zgjatur edhe për dy ditë në Rripin e Gazës.
Pak më parë, një zyrtar izraelit deklaroi se i takon Hamasit të vendosë nëse do të zgjasë armëpushimin. Nevoja për zgjatjen e armëpushimit për të shmangur më shumë vdekje në Gaza u shpreh edhe nga Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad al-Malki./abcnews.al
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...