Eksportet e Iranit drejt Bashkimit Europian janë rritur me mbi 300 për qind pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për programin bërthamor, të arritur në vitin 2015.
Të dhënat janë publikuar në orët e fundit nga komisioneri i BE për Energjinë, Miguel Arias Canete, në hëpje të takimit të Forumit të Parë të Biznesit Iran-BE mbi energjinë e qëndrueshme, që po mbahet në Teheran.
Canete ka thënë se edhe shkëmbimi tregtar mes Iranit dhe Unionit ka pësuar një rritje prej 79 për qind që nga nisja e zbatimit të marrëveshjes.
Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në vitin 2016 eksportet iraniane drejt BE-së kanë qenë 5.4 miliardë euro, shumë më lartë krahasuar me 1.2 miliard të regjistruar në vitin 2015.
Bëhet fjalë për shifra tek të cilat ka pasur një ndikim të theksuar rifillimi i eksportit të naftës iraniane në Europë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...