Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Monika Lewinsky.
Ai i ka treguar edhe bashkëshortes së tij, Hillarit, se ka kryer seks oral me Lewinskyn, duke u arsyetuar se e ka bërë që të menaxhojë ankthin e tij dhe presionin e punës, por tani ndihet tmerrësisht keq që ky skandal definoi jetën e Lewinskyt, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info
Në një dokumentar të parë nga “DailyMail TW”, Clinton thotë se ai kishte flirt me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës që ishte në detyrë, sepse e ndihmonte në obligimet e tij.
Ish-presidenti zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një ‘boksier’ i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Lewinskyn si ‘diçka që do t’ia heq mendjen nga gjithë ky stres.

Këto deklarata, ai i tha në një intervistë që paraqitet në serinë e dokumentarëve që do të transmetohen në Hulu për gruan e tij Hillary Clinton, të quajtuar “Hillary”, ku ish-zonja e parë dhe sekretari i shtetit me sinqeritet zbulojnë se në vijim të skandalit çifti pësoi krizë në martesë.
Skandali seksual i ish-presidentit Klinton ndodhi në vitin 1998, por ai i shpëtoi gjyqit në Senatin Amerikan dhe vazhdoi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-ve.
Hera e fundit që Klinton foli për këtë skandal ishte në vitin 2018 dhe bëri bujë të madhe pasi deklaroi se ai nuk mendon se i detyrohet Lewinskyt një kërkimfalje personale./ arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...