Marina amerikane ka publikuar një video, ku shihet se si testojnë armët e ndryshme në shkretëtirën e Kalifornisë.
Videoja është realizuar nga Divizioni i Armëve të Forcave Ajrore dhe atyre Detare, njësi kjo përgjegjëse për testimin e armëve të përdorura nga forcat ajrore dhe ato detare.
Në video shihet testimi i dronëve UTAP-22, raketat tokë-ajër (MANPADS), municioni i kontrolluar nga ajri që shkatërron armët e armikut në tokë, bombat që shkatërrojnë bunkerët si dhe raketat Tomahawk.
Testimi i armëve kryhet shpesh nga Stacioni i Armëve të Forcave Detare në liqenin China, liqen ky i thatë në shkretëtirën Mojave në Luginën e Vdekjes.
“Pak vende në botë kanë avantazhet që i kanë këto kodra të shkretëtirës, ku nuk mungojnë as shpellat”, thuhet në komunikatën e forcave detare të ushtrisë amerikane.
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...