Një qytet sirian që është shënjestër e operacionit të mbështetur nga turqit në veri të Sirisë është nën mbrojtjen e milicisë kurde dhe SHBA-ve, njofton milicia lokale.
Këshilli Ushtarak i Manbij thotë se ka kontrollin e qytetit të Manbij që kur Forcat Demokratike Siriane (SDF) me mbështetje të SHBA-së morën nën kontroll nga Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.
“Ne në Këshillin Ushtarak të Manbij konfirmojmë edhe një herë se Manbij dhe zonat e saj rurale janë nën mbrojtjen e Këshillit Ushtarak dhe nën kujdesin e koalicionit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e tij”, thuhet në deklaratën e këtij Këshilli./Arbresh.info
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme