I vetëshpalluri magjistari i madh i Meksikës ka prezantuar në një konferencë për shtyp parashikimet e tij për vitin 2017, mbi çështje që variojnë nga sulmet e shtetit islamik, Donald Trump dhe Hoakin Guzman, mbreti i drogës i njohur ndryshe edhe si El Chapo.
Antonio Vazquez tha se do të ketë rritje të numrit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai madje ka parashikuar edhe shendetin e presidentit të zgjedhur Trump, duke u shprehur se gjendja e tij shëndetësore nuk do të jetë e mirë në muajin prill.
Numri më i madh i sulmeve terroriste gjatë këtij viti do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me siguri tashmë ka filluar e do të përshkallëzohen. Sakaq, aty nga muaji prill shendeti i Trump do të përkeqësohet, u shpreh ai.
Vazquez gjithashtu parashikoi tre atentate ndaj presidentit të zgjedhur, por të pasukseshme.
“Une nuk mendoj se ai do ët vritet këtë vit, por do të ketë dy ose tre perpjekje” u shpreh ai.
Në fund, magjistari i madh i Meksikës parashikoi edhe fatin e El Chapos. Sipas tij lordi i drogës do të vdesë në burg.
Vazquez gjithashtu ka paralajmëruar se parashikimet e tij nuk janë përfundimtare, teksa eksperianca e tij si parashikues ka një histri të gjatë. Parashikimet e para të tij janë transmetuar ne media qe prej 1960.
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...