Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij Cecilia Flores u paraqitën këtë të enjte sërish në Gjykatën Federale të Manhatan më shumë se dy muaj pas arrestimit të tyre në një operacion të papritur ushtarak Amerikan në Karakas.
Pas vetë-deklarimit të tyre si të pafajshëm ekipit I mbrojtjes së çiftit Maduro po I kërkon gjykatësit Federal Alin hellerstain rrëzimin e akuzave që rëndojnë ndaj tyre për narko terrorizëm, duke argumentuar se sanksionet amerikane ndaj Venezueles po pengojnë pagesat qe ky shtet duhet të bëj për mbrojtjen e tyre ligjore.
Sipas ekipit mbrojtës të çiftit Maduro , kjo cenon të drejtën kushtetuese për të zgjedhur avokatin, të garantuar nga Amendamenti i Gjashtë i Kushtetutës së SHBA.
Avokatët e tyre kanë deklaruar se Maduro dhe Flores nuk kanë mundësi financiare për të përballuar vetë kostot e mbrojtjes. Njëri prej tyre, Barry Pollack, i njohur edhe për përfaqësimin e themeluesit të WikiLeaks, , ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga çështja nëse akuzat nuk rrëzohen dhe nëse qeveria venezueliane nuk lejohet të mbulojë tarifat e ekipit mbrojtës.
Sipas prokurorëve amerikanë, SHBA nuk e njeh Maduron si president legjitim të Venezuelës që nga viti 2019, ndaj ai dhe bashkëshortja e tij nuk mund të presin që qeveria venezueliane të paguajë për mbrojtjen e tyre. Ata shtojnë se, nëse nuk përballojnë dot shpenzimet, mund t’u caktohen avokatë publikë.
Maduro përballet me katër akuza penale, përfshirë komplot për narkoterrorizëm, që lidhet me trafikimin e drogës për financimin e aktiviteteve që SHBA i konsideron terroriste.
Arrestimi i tij dhe i Florers u krye më 3 janar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në Karakas, pas të cilit ata u dërguan në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...