Presje Maduro i ka hapur ushtrimet ushtarake, llogaria e tij në Twitter është përplot fotografi dhe video nga ushtrimet.
Në gati çdo tweet ai e lavdëron fuqinë e ushtrisë së Venezuelës dhe bën thirrje për mbrojtje të atdheut, e në rend të parë nga amerikanë, transmeton Index.hr.
Ushtrimet ushtarake do të zgjasin deri më 15 shkurt.
“Duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Venezuelës”, ka thënë Maduro.
“Sot kanë filluar ushtrimet më të rëndësishme në histori të Venezuelës në mes të situatës në të cilën gjendemi. Po na kërcënon imperializmi” shkruan Maduro në një nga twieet’et. Në një tjetër shpjegon përse janë këto ushtrimet më të rëndësishme në histori, duke porositur se kanë treguar se i kanë lëvizur mijëra burra dhe gra të gatshëm ta mbrojnë Venezuelën.
Ai ka shtuar se burrat dhe gratë në ushtrinë e tij janë të gatshëm ta mbrojnë atdheun prej cilës do perandori dhe ka porositur “Jashtë Donald Trump, jashtë kërcënimet e tij”.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare