Rreth 16 mijë qytetarë deri më tani kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.
Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel, Shchneeberger i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Po ashtu, ajo i ka dërguar edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë një gjë të tillë.
Në letrën e dërguar te presidenti Macron, Shchneeberger ka treguar se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.
“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, shkruan ajo në Twitter./arbresh.info/
15.828 signatures for Visa liberalization for #Kosovo ??on the way to President @EmmanuelMacron https://t.co/mK4OLCMRoA#visa4Kosovo pic.twitter.com/b2GtfyWKUx
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) June 21, 2022

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...