Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Libanit të formojë shpejt qeverinë e re, pas emërimit të kryeministrit të ri.
Ish ambasadori i Libanit në Gjermani, Mustapha Adib ka marrë rolin e ri me mbështetjen e shumicës së deputetëve, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarë të lartë libanez thonë ndërmjetësimi i Macronit ka qenë kyç në arritjen e konsensusit për emërimin e kryeministrit.
Qeveria e kaluar dha dorëheqje pas shpërthimit shkatërrues në kryeqytet, Bejrut me 4 gusht.
Të paktën 200 persona kanë humbur jetën në shpërthim të shkaktuar nga nitrati i amoniumit i vendosur pa përkujdesje në portin e qytetit.
Macron arriti në Bejrut të hënën për vizitën e tij të dytë që nga shpërthimi vdekjeprurës. Gjatë qëndrimit të tij ai pritet të shtyjë politikanët libanezë për të trajtuar korrupsionin dhe humbjet financiare.
Duke folur para gazetarëve, ai tha se një qeveri e re duhet të formohet “sa më shpejt të jetë e mundur” – diçka që zoti Adib ka premtuar tashmë.
Por gjatë vizitës së tij Macron është takuar nga protestuesit që brohorisnin “jo Adib” – një shenjë që emërimi i Adib shihet nga disa si një vazhdim i status quo-së së vendit./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...