
French President Emmanuel Macron waits for the arrival of a guest at the Elysee Palace in Paris, France, October 12, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi pas sulmit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar, duke bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve në rajon.
Në një postim në platformën X, Macron shprehu solidaritetin e Francës me Katarin dhe kërkoi kthimin në tryezën e bisedimeve.
“Shpreh solidaritetin e Francës me Katarin, i cili u godit nga Irani në tokën e tij. Jam në kontakt të ngushtë me autoritetet e vendit dhe partnerët tanë në rajon,” shkroi Macron.
Ai theksoi nevojën për përmbajtje maksimale nga të gjitha palët e përfshira në konflikt.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave. Kjo spirale kaosi duhet të marrë fund,” theksoi kreu i Elizesë.
Deklarata e Macron vjen në një moment të rrezikshëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme, ndërsa rritet frika për përshkallëzim të mëtejshëm mes Iranit dhe aleatëve të SHBA-së në rajon.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...