Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri një deklaratë mjaft interesante në lidhje me një telefonatë me presidentin amerikan, Donald Trump, bërë fundjavën e kaluar.
Këtë ai e shpjegoi gjatë një konference për shtyp me presidentin e Izraelit në pallatin e Elizesë, kur tha se telefonatat me Trump janë si salçiçet, që është më mirë të mos e dish çfarë kanë brenda.
“Bismarku thoshte se nëse i shpjegon njerëzve mënyrën si përgatiten salçiçet, ata nuk do t’i konsumojnë më. Edhe unë në këtë rast nuk dua të tregoj se si zhvillohen bisedat mes meje dhe Trump, por dua t’i servirim publikut një produkt të qartë në fund”, tregoi Macron.
Një burim nga Presidenca franceze tha se Macron i kishte theksuar Trumpit në telefonatë se vendimi për të aplikuar taksa ndaj aleatëve ishte njëkohësisht “edhe i paligjshëm edhe gabim”./tch/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...