Presidenti francez nuk po e konsideron më armik të NATO-s, Rusinë.
Këtë e thotë Emmanuel Macron në një shkrim në Facebook, ku madje e konsideron edhe partner në disa tema, shkruan portali arbresh.info.
Sipas Macron, armiku sot është terrorizmi ndërkombëtar e veçanërisht terrorizmi islamik.
“Kush është armiku i NATO-s? Rusia nuk është më armik. Ajo mbetet një kërcënim por është edhe partner në disa tema. Armiku ynë sot: Terrorizmi ndërkombëtar, dhe veçanërisht terrorizmi islamik”, shkruan presidenti francez.
Ndërkohë gjatë ditës, Macron ka deklaruar se nuk ka gjetur konsensus me Turqinë sa i përket definimit të terrorizmit, kjo pasi që Turqia ka kërkuar nga Franca që ta shpallë YPG si grup terrorist.
“Përkufizimi i terrorizmit – Unë nuk shoh një mundësi të konsensusit mbi këtë çështje. Të gjithë kemi rënë dakord se nuk ka konsensus midis nesh për këtë. Me sa duket, ne nuk jemi të gatshëm ta klasifikojmë YPG-në si një grup terrorist”, tha Macron./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së