Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar të bëjë një test rus për Covid përpara takimit të tij me Vladimir Putin në Rusi.
Testi kërkonte një protokoll shëndetësor që ishte i papranueshëm dhe nuk përputhej me orarin e liderit francez, tha një burim francez për BBC, transmeton portal arbresh.info
Kjo pason raportet se Macron refuzoi testin rus, pasi kishte frikë se rusët do të merrnin AND-në e tij.
Udhëheqësit mbajtën më pas një takim të distancuar.
Ata nuk shtrënguan duar dhe u ulën në një tavolinë katër metra të gjatë.
Por burime diplomatike franceze i thanë Reuters se Macronit i ishte thënë të zgjidhte midis pranimit të një testi rus PCR për t’u afruar me Putinin ose respektimin e rregullave strikte të distancimit shoqëror.
Kremlini konfirmoi se Macron ishte mbajtur në distancë nga udhëheqësi rus sepse ai kishte refuzuar të bënte një test rus.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia e kupton qëndrimin francez dhe se kjo nuk ka ndikuar në bisedimet./arbresh.info/
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...