Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë do të zhvillohet një debat për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Izraelit nëse ai vazhdon operacionet në qytetin e Gazës.
Duke folur për Channel 12, përpara njohjes së pritshme të një shteti palestinez nga ana e tij, ai thekson se prioriteti kryesor i Francës është lirimi i të gjithë pengjeve dhe se “ne e njohim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur”.
Ai deklaron se “Izraeli e riktheu besueshmërinë e tij” në rajon me sukseset ushtarake pas sulmeve të 7 tetorit, por tani po dëmton rëndë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare.
“Izraeli ka pasur shumë suksese në Gaza. Tani le të hapim një fazë të re”, pohoi lideri francez, raporton timesofisrael.
Ai thekson se Franca po njeh një shtet palestinez për të izoluar Hamasin dhe për të “nxitur sjellje dhe angazhime të reja”.
I pyetur për mundësinë që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në përgjigje të njohjes, Macron kundërshton idenë duke thënë se “Bregu Perëndimor nuk ka asnjë lidhje me Hamasin” dhe se këto veprime po bëhen për të shkatërruar mundësinë e zgjidhjes me dy shtete. /Telegrafi/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...