
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron delivers a speech at the Alb'Oru cultural centre in Bastia, on the French Mediterranean island of Corsica, February 7, 2018. REUTERS/Benoit Tessier
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të mos fillojë “luftë tregtare mes miqsh” dhe e ka paralajmëruar se mund të përballet me “izolim” nga grupi i shtatë shteteteve më të industrializuara (G7), nëse vendos për një gjë të tillë.
“Presidenti amerikan ndoshta nuk e ka problem izolimin, mirëpo as për neve gjashtë shtetet nuk është problem që të nënshkruajmë një marrëveshje nëse është nevoja”, ka thënë ai para nisjes së samitit të G7-ës në Kanada, duke shtuar se ekonomitë e mëdha jashtë Shteteve të Bashkuara tani janë “forcë e vërtetë ndërkombëtare”.
“Gjashtë shtetet tjera të G7-ës formojnë një treg më të madh në krahasim me atë amerikan. Kjo nuk duhet të harrohet”, ka shtuar Macron.
Trump në anën tjetër, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ai do të marrë pjesë në samit “për të luftuar për tregtinë e shtetit tonë” sepse “ne kemi marrëveshjet tregtare për të këqija ndonjëherë”.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin