Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi krijimin e një komande ushtarake të hapësirës, shtatorin e ardhshëm, gjatë një fjalimi të zhvilluar dje para forcave të armatosura, në kuadër të Festës së Republikës së 14 korrikut, të publikuar në faqen zyrtare “Twitter” të Elizesë.
“Për të garantuar zhvillimin dhe përforcimin e kapaciteteve tona hapësinore, një komandë e madhe e hapësirës do të krijohet në shtator si pjesë e Aeronautikës, që në fund do të shndërrohet në një forcë ushtarake e ajrit dhe hapësirës”, thekson Macron.
Macron shpjegoi se ka miratuar doktrinën e re ushtarake të hapësirës të projektuar nga ministria e Mbrojtjes, Florence Parly, “që do mundësojë garantimin e mbrojtjes së hapësirës në hapësirë”.
Macron ka folur për zona të reja përballjeje, që janë hapësira kibernetike dhe hapësira ekso-atmosferike (jashtë atmosferës).
Një vit më parë SHBA-ja kishte njoftuar planifikimin e një ushtrie hapësinore deri në vitin 2020, një projekt i kërkuar nga Donald Trump për të mos humbur përpalljen me Rusinë dhe Kinën./atsh/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...