Presidenti francez, Emmanuel Macron pas një takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Franca ndan shqetësimet e Izraelit lidhur me aktivitetin e Iranit në Lindjen e Mesme.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp Macron tha gjithashtu se Franca kërkon të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën humanitare në Gaza, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratën e tij, Macron theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015, por tha se ajo duhet të plotësohet me një marrëveshje shtesë që do të synonte programin e raketave balistike të Iranit.
Macron gjithashtu ka deklaruar se lëvizja e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Aviv në Jerusalem ka shkaktuar dhunë dhe nuk ka nxitur paqe.
“Nëse kjo çon në vdekjen e njerëzve, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë për mua”, tha ai.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku ai paralajmëroi se qëllimi i Iranit është të zhvillojë një luftë fetare në Siri.
Gjatë javëve të fundit vendet europianë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me forcën e përdorur nga forcat izraelite kundër protestuesve palestinezë./arbresh.info/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari i Supremes takon ekspertë...
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, e përfshir...
Jashari pret në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatos...
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesa...
Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainë...
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për dis...