Google ADS

Macron mbërrin në Izrael, pritet të takohet me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë

08:05 | 24 Tetor 2023
K.B

Emmanuel Macron ka zbarkuar në Tel Aviv.

Presidenti francez është lideri më i fundit botëror që viziton vendin për të treguar solidaritet me izraelitët.

Ai pritet të ulet për bisedime me Benjamin Netanyahun dhe do të takohet gjithashtu me shtetas izraelito-francezë që kanë humbur familjarë të tyre.

Macron pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid. Kjo vizitë e tij vjen pak pas udhëtimit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale