Presidenti francez, Emmanuek Macron, tha se është kundër përpjekjeve për ta ndryshuar “regjimin e Iranit” përmes mjeteve ushtarake.
Macron u shpreh se një gjë e tillë do të çonte në Kaos, teksa u shpreh se Franca do të mbështeste një armëpushim në mes Izraelit dhe Iranit.
“Unë besoj se gabimi më i madh sot është të kërkohet një ndryshim regjimi në Iran përmes mjeteve ushtarake, sepse kjo do të çonte në kaos”.
“Përgjegjësia jonë është të rifillojmë diskutimet sa më shpejt të jetë e mundur për të rikthyer një kornizë dhe për t’i trajtuar çështjet bërthamore dhe balistike. Kjo është ajo që Franca ka bërë vazhdimisht gjatë 10 viteve të fundit” tha Macron, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në “Truth Social” tha se tashmë kanë kontroll të plotë mbi hapësiren ajrore të Iranit.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...