Në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Macron tha në një postim në platformën X se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Urgjenca sot është të ndalet lufta në Gaza dhe të shpëtohet popullsia civile”, theksoi ai.
“Besnik ndaj angazhimit tim historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës. Do ta njoftoj zyrtarisht këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm. Sot, është urgjente të ndalet lufta në Gaza dhe të ndihmohet popullsia civile. Paqja është e mundur. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, lirimi i të gjithë pengjeve dhe ndihmë masive humanitare për popullsinë e Gazës”, u shpreh presidenti francez.
“Duhet të sigurojmë gjithashtu demilitarizimin e Hamasit, garantimin e sigurisë dhe rindërtimin e Gazës. Në fund, Shteti i Palestinës duhet të ndërtohet, qëndrueshmëria e tij të sigurohet dhe duhet t’i jepet mundësia që, duke pranuar demilitarizimin dhe njohjen e plotë të Izraelit, të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër”, shtoi ai.
“Francezët duan paqe në Lindjen e Mesme. Ne, francezët, së bashku me izraelitët, palestinezët, partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, kemi përgjegjësinë të tregojmë se kjo është e mundur. Në dritën e angazhimeve që më ka bërë Presidenti i Autoritetit Palestinez, i shkrova atij për të shprehur vendosmërinë time për të ecur përpara. Besim, qartësi dhe angazhim. Ne do ta arrijmë paqen”, përfundoi Emmanuel Macron.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...